19 korrik 2009

Leonardo i qetë

Trajneri i Milanit, Leonardo ka insistuar se nuk brengoset për mungesën e përforcimeve për sezonin e ri. Rossonerët kanë humbur Leite Kakan gjatë këtij afati kalimtar të verës ndërsa janë të interesuar për sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano. Mirëpo, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. “Afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht. Për momentin jemi duke punuar me ekipin që kemi. Janë futbollistë të mirë dhe do të shikojmë nëse mund të shtojmë dikë tjetër”, përfundoi ai.