19 korrik 2009

Ibrahimoviç më i miri

Zlatan Ibrahimoviç është futbollist më i mirë se të gjitha përforcimet e reja të Real Madridit, Leite Kaka, Cristiano Ronaldo e Karim Benzema së bashku, sipas menaxherit të tij Mino Raiola. Sulmuesi i Interit është në prag të transferimit tek Barcelona, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Samuel Eto’on. Për Raiolan, klienti i tij nuk ka rival. “Ibrahimoviç është më i mirë se Kaka, Ronaldo dhe Benzema së bashku, sepse ka aftësi të jashtëzakonshme teknike”, deklaroi Raiola.