19 korrik 2009
Hetemaj i kënaqur në Albinoleffe
Futbollisti kosovar Mehmet Hetemaj, ndihet i kënaqur pas transferimit të tij si huazim tek klubi i Serie B AlbinoLeffe.“Mendimi i parë për këtë klub është shumë i mirë. Qendra e përgatitjeve është mjaft e madhe dhe e mirë”, deklaroi për uebfaqen finlandeze aamulehti.fi, Hetemaj, kartonin e së cilit e mban klubi grek Panionios.AlbinoLeffe do të udhëtojë për në kampin e trajningut në malet pranë kufirit me Austrinë, ku do të qëndrojë në përgatitje për 10 ditë.“Shpresoj që gjithçka të vazhdojë në mënyrën e njëjtë si deri më tani. Trajneri ka karakteristika të mira. Po punojmë në kontrollimin e topit dhe në teknikë”, përfundoi Hetemaj.Sezonin e fundit, 21 vjeçari ishte huazuar nga Panionis tek klubi tjetër grek, Thrasyvoulos. Panionis duket se nuk llogaritë në shërbimet e kosovarit, andaj ka vendosur ta huazojë sërish, tek AlbinoLeffe.