19 korrik 2009

Berisha-Arminia, vendimi në fundjavë

Pas provës triditore me Arminian e Bielefeldit, Besart Berisha është kthyer në Angli. Mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares shqiptare ka lënë përshtypje mjaft të mira te stafi teknik i skuadrës gjermane, madje duke shënuar edhe në një miqësore ku është aktivizuar. Vendimi final për transferimin apo jo të 24-vjeçarit në formë huazimi te klubi që militon në Bundesligën II, pritet të merret në fundjavë. Ndërkohë, Berisha u kthye te Bërnli, në pritje të negociatave të drejtuesve të skuadrës së Premiershipit dhe homologëve të tyre. Kuqeziu, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me skuadrën angleze, ka edhe një vit kontratë në "Turf Mur". Ai e njeh mirë futbollin gjerman, pasi më parë ka luajtur me Hamburugn, fakt që vlerësohet nga trajneri i Arminias, Tomas Gershtner.