Ish-drejtori teknik i ‘Zonjës së Vjetër’, Luçiano Moxhi, gjatë një interviste për të përditshmet italiane flet mbi merkaton e Milanit, Interit dhe Juventusit. “Bardhezinjtë janë përforcuar dukshëm, Interi gaboi që shiti Ibrën, ndërsa që Milani ka filluar politikën e re të ridimensionimit”. Sa për juventinin Trezege, Moxhi shton: “Trezege ka pasur një të mirë, që kërkonte rritje rroge çdo vit. Tek Milani mund ta ketë pagën që ai kërkon. Besoj se francezi do përfundojë në Milano”. Luçiano Moxhi, sipas jush Juventusi me blerjet e Diegos, Kanavaros, Filipe Melos dhe Kaceres, a ka mundësi t’i bëjë ballë Interit në luftën për titull?
Juventusi ka bërë përpara, e për këtë nuk ekziston as më i vogli dyshim. Nuk e di nëse bardhezinjtë do jenë një kockë e fortë për Interin në luftën për titull. Në këtë pikë është shumë e vështirë të bësh parashikime. Por ama duke parë përforcimet që kanë bërë, them se nuk kanë se si të humbasin kundër Interit.
Si i përktheni strategjitë e Milanit në merkato, a s’ju duken shumë konfuzë drejtuesit kuqezi?
Strategjitë e Milanit i dinë të gjithë. Ata synojnë të mos shpenzojnë shuma të mëdha. Milani ka kohë që e ka nisur këtë strategji, që kur shiti Andri Shevçenkon. Tashmë ata e kanë thelluar idenë e tyre pas shitjes së Kakasë. Drejtuesit kuqezinj po përpiqen të bëjnë atë që nuk kanë bërë për vite me radhë: pra të shpenzojnë pak e të shesin shumë. Ndoshta kjo strategji do t’i çojë poshtë ose lart. Megjithatë askush nuk mund ta thotë këtë pa parë se si do sillet skuadra e Leonardos në fushë.
Pirlo dhe Trezege janë emrat më të përfolur në merkaton e kësaj vere, cili do jetë destinacioni i tyre?
Pirlo besoj se do qëndrojë tek Milani, sepse është e vështirë që kuqezinjtë të gjejnë një futbollist me karakteristikat e tij. Juventusi e ka vënë në shitje Trezegenë, i cili mund të jetë një goditje e bukur për Milanin. Besoj se francezi tek Milani do gjendej shumë mirë.
Besoni se klubet italiane janë një hap mbrapa klubeve më të mëdha evropiane?
Po, besoj se po.