25 korrik 2009

Bardhezinjtë, interesim për Drenten

Pas telenovelës “Fabio Groso dhe Dosena”, në horizontin e shtëpisë bardhezi shfaqet një tjetër emër, që mund të mbulojë krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Kësaj radhe emri më i përfolur është mbrojtësi i Real Madridit, Rojston Drente. Futbollisti holandez është në listën e të larguarve nga klubi madrilen, e duke iu bazuar disa thashethemeve që vijnë nga kampi bardhezi, Juventusi shumë shpejt do kërkojë huazimin me të drejtë blerjeje të mbrojtësit. Juve ka shumë mundësi ta marrë Drenten në Torino, për faktin se mbrojtësin holandez e shtyn edhe daja i tij, Edgar David, i cili e njeh mjaft mirë kampin bardhezi. Për momentin, drejtuesit juventinë nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, por ama kanë dërguar misionarët e tyre në Spanjë për të kontaktuar krerët madrilenë.