25 korrik 2009

“Juve është e barabartë me Interin”

Ish-juventini, Marko Tardeli, ndihet entuziast për investimet e mëdha që ka bërë Juventusi në këtë merkato dhe është gati të vërë bast se do jenë bardhezinjtë ata që do ngrenë titullin sivjet: “Familja Anjeli ka filluar të investojë sërish, duke ndezur menjëherë zemrat e tifozëve, – ka thënë Tardeli. – Tani Juventusi i ka të gjitha mundësitë për të fituar kampionatin italian. Me Filipe Melon, Diegon dhe Kanavaron jam gati të vë bast me cilindo, se Juventusi i sivjetshëm do dominojë në kampionatin italian. Juve nuk ka pse ta ketë më zili Interin për asgjë”, ka theksuar Tardeli.