17 korrik 2009
Jankulovski: Mbaroi një cikël, nis një tjetër
Në shtëpinë e Milanit duket qartë se po hapet një fazë e re “jetike” për skuadrën dhe këtë e konfirmon edhe Marek Jankulovski: “Po fillon një cikël i ri dhe shpresojmë që të shkojë mirë, - tha mbrojtësi çek. - Përgatitja është e vështirë, por ka shumë entuziazëm, shumë dëshirë. Sigurisht është e çuditshme të mos e shohësh më kapiten Maldinin që ishte këtu prej shumë vitesh, të mos shohësh Kakànë e Ançelotin, por futbolli ecën përpara. Mbaroi një cikël i rëndësishëm dhe po nis një i ri. Mungesa e Rikit? Ai është mes lojtarëve më të fortë në botë, por te Milani ka edhe lojtarë të tjerë, që duan të dalin në pah. Iku një futbollist vendimtar, por shpresojmë që mungesa e tij në fushë të mos ndihet shumë. Dinjo pastaj është një kampion, e tregoi edhe vjet në sezonin e shkuar. E shoh të karikuar, po punon mirë, ndihet më i përgjegjshëm që mund të jetë një lojtar më shumë. Presidenti i ka dhënë shumë besim”.