25 korrik 2009

Inzagi, në ndjekje të legjendave të mëdha

Sulmuesi kuqezi kërkon të kalojë Van Bastenin, Mylerin dhe Robi Baxhion: Nëse do të isha 28 vjeç…
Vitet kalojnë, trofetë ndërrojnë duar, kampionët ndryshojnë skuadër, por Filipo Inzagi duket akoma i ri. Po, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse nuk është e nevojshme ta pyesësh për moshën, pasi fytyra e tij dhe pasioni për futbollin si fëmi, tregojnë që ka akoma karrierë për të bërë. Mbetet për t’u parë vetëm se ç’numër golash do të dhurojë më tej “SuperPipo” (36 vjeç i mbush më 9 gusht), që deri tani ka 306 gola si profesionist. Sigurisht shumë nëse do të vazhdojë të luajë rregullisht, sepse sulmuesit arsyetojnë dhe jetojnë në funksion të tyre.
Pipo, çdo vit studion “literaturën” e tij në prag të çdo sezoni. I vjen rasti të luajë ose jo, ai është gjithnjë gati. Dhe sa herë që aktivizohet, nuk del nga fusha pa shënuar. Inzagi është një benjamin për tifozët, jo rastësisht Milani e kishte në krye të listës së lojtarëve që do të merrnin pjesë në turneun amerikan. Raportet me Ançelotin ishin të shkëlqyera, kështu duhet të jenë edhe me Leonardon.
Inzagi promovon brazilianin: “Me entuziazmin e tij mund të rizgjojë diçka te kjo skuadër që ka kampionë të mëdhenj”, Njëri ka pak që është larguar dhe tërhequr nga futbolli (”Kur nuk e pashë Maldinin, mendova se kam ngatërruar skuadër”) dhe tjetri mund të qëndrojë akoma edhe pak, gjithnjë nëse nuk e lejon Ançeloti: “Me Pirlon flas çdo ditë përmes mesazheve në celular dhe i kam kërkuar të qëndrojë”. Pipo është optimist nga natyra, ndaj siguron tifozët kuqezinj: “Llogaritë do t’i bëjmë pas disa muajsh, për momenti kini besim tek ne. Jo vetëm ne, por edhe klubet e tjera italiane do të ecin përpara në Champions”.
Objektivat janë të pashmangshëm për çdo futbollist sa herë që nis një sezon. Dhe Pipo Inzagi ka një ndienjë krenarie për të treguar: “Nëse unë do të isha 28 vjeç, Milani nuk do të kishte nevojë të kërkonte një sulmues të parë”.
Në të vërtet Inzagi është thuajse 36 dhe ndërsa Galiani ndjek Luis Fabianon, Trezegenë apo ndonjë tjetër, “SuperPipo” është në ndjekje të Marko van Bastenit (gola te Milani: 124 Pipo 116 holandezi); Gerd Mylerin (gola në kupa: 69 Pipo, 66 gjermani) dhe Roberto Baxhion (gola si profesionist: 318 Pipo, 306 ish-”Bishtaleci”): “Janë legjenda të futbollit dhe shpresoj që t’i arrij. Shqetësimi i parë gjithsesi është që të jem i vlefshëm për Milanin”. Ndoshta, edhe duke goditur ndonjë 11-metërsh: “Janë Pirlo dhe Ronaldinjo, por ndonjëherë do të paraqitem edhe unë të pika e bardhë e penalltisë…”, - përfundon sulmuesi kuqezi.