25 korrik 2009

Toti, kontrata e re mund të presë

Rinovimi i kontratës së Françesko Totit me Romën nuk diskutohet, por firma nuk ka ardhur akoma. Arsyea është e thjeshtë, kapiteni verdhekuq kërkon të jetë i qartë në lidhje me të ardhmen e tij si drejtues i klubit dhe është akoma në pritje të një përgjigjeje nga Rosela Sensi. Për Françesko Totin ka shumë rëndësi pozicioni që do të mbulojë tek klubi verdhekuq pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Fantazisti kërkon të jetë një figurë aktive tek verdhekuqtë në kontakt me fushën e lojës, por jo shumë dhe nuk është e lehtë për Rosela Sensin të gjejë një pozicion të përshtatshëm për kapitenin.