Hamsik te zikaltrit, pakt me Napolin
Obina duket se është çelësi për Marek hamsikun. Tashmë gjithçka të lë të besosh që Interi e Napoli të njoftojnë kalimin e sulmuesit nigerian te kampanët për 6 milionë euro. Një operacion i rëndësishëm për klubin e pronarit De Laurentis, por edhe shitja e parë që sjell një ndihmë jo të vogël për arkat zikaltër. Të gjithë të kënaqur pra, në një seri takimesh mes drejtorit teknik interist Branka dhe kolegut Marino, që duket se kanë hedhur hapat e para, që Hamsik në të ardhmen të vishet zikaltër.