Ronaldo vjen i pari, largohet i fundit
Mbrojtësi i Real Madridit, Miguel Torres, ka pranuar se është befasuar nga përforcimi i ri, Cristiano Ronaldo, gjatë javës së parë të përgatitjeve për sezonin e ri.“Cristiano më ka befasuar më tepër si person sesa nga ajo që kam parë në televizion. Ai është punëtor i madh, futbollist i cili vjen i pari në stërvitje dhe largohet i fundit. Ai ka fuqi të goditjes të cilën nuk e kam parë nga largimi i Roberto Carlosit, ndërsa në vrapim me top është më i miri në botë, së bashku me Lionel Messin”, deklaroi Torres.