17 korrik 2009

Hyka bind Maincin në sfidën me St. Paulin

Jahmir Hyka po bind përditë e më shumë stafin teknik dhe drejtuesit e Maincit për kualitetin e tij. Mesfushori i Kombëtares ka bërë një tjetër paraqitje mjaft të mirë në miqësoren që skuadra e Bundesligës II gjermane ka barazuar 1-1 me St. Paulin, gjatë fazës përgatitore. 21-vjeçari është aktivizuar si titullar në krahun e majtë të mesfushës dhe gjatë pjesës së parë ka zhvilluar lojë të kënaqshme, me inkursione mes mbrojtësve, dalje të rrezikshme në krah dhe harkime. Gjatë fraksionit të dytë të ndeshjes, Hyka është dukur disi më rrallë në aksionet sulmuese, deri në minutën e 76-të, kur tekniku Jorn Andersen e zëvendësoi me Kalderim. Në fund të sezonit të kaluar, kuqeziu dukej pothuajse pranë largimit, por dëmtimet e disa mesfushorëve bënë që ai të qëndrojë dhe me paraqitjet e deritanishme, të fitojë besimin e Mainc.