17 korrik 2009

Mancini nuk largohet

Mesfushori i Interit, Amantino Mancini ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga klubi, pavarësisht spekulimeve rreth interesimit nga West Ham. Braziliani kaloi një sezon dëshpërues në Giuseppe Meazza pas transferimit nga Roma, mirëpo është i vendosur të tregojë vlerat e tij në edicionin e ri. “Dua të mbetem këtu për t’u hakmarrë për periudhën negative të vitit të kaluar. Ndihem mirë në Inter dhe nuk dua të ndërroj klub. Gjërat do të jenë ndryshe në sezonin e ri. Kam besim dhe jam duke punuar shumë”, deklaroi ai.