01 korrik 2009
Gercaliu në Magna
Roland Gercaliu është transferuar te skuadra SC Magna Wiener Neustadt, që këtë sezon është inkuadruar në elitën e futbollit austriak. Pasi i ka skaduar kontrata me Salzburgun, mbrojtësi shqiptar me ekipin SC Magna ka firmosur kontratë vetëm për një sezon. Pas një sezoni jo të mirë me Salzburgun, mbrojtësi me prejardhje nga Tirana ka preferuar që karrierën ta vazhdojë te skuadra Magna, pasi këta të fundit i kanë mundësuar të luajë si titullar “Sezoni i kaluar nuk ka qenë i mirë për Gercaliun siç ka pritur. Rolandi kërkonte një klub austriak, i cili do t’ia krijonte mundësin të luajë dhe të rikthehet në kombëtare. Ne ia dhamë atij mundësinë që të ngrihet dhe të ketë paraqitje të rregullta me ekipin”, ka thënë trajneri i SC Magna Helmut Kraft në një intervistë dhënë ueb sajtit austriak Laola. Sipas Kraftit, reprezentuesi i përfaqësueses së Austrisë ka refuzuar klube edhe më të mëdha para se të në nënshkruajë me SC Magna. “Ai kishte edhe oferta tjera që për të do të ishin më fitimprurës. Mirëpo, ka hequr dorë nga paratë. Ai i ka refuzuar ekipet me para me të mëdha. Ka mundur të shkojë në ligën e dytë gjerman ose Greqi, ku do të paguhej më shumë”, theksoi Kraft. Mbrojtësi shtatlartë në vitin 2005 ka debutuar për Kombëtaren A të Austrisë, ndërsa tri vite më vonë arriti të luajë edhe në kampionatin evropian ‘Euro 2008’, i cili i mbajt në Zvicër e Austri. Mirëpo, vitin e fundit ish anëtari i Sturm Grazit dhe Austria Wienas mbeti jashtë përfaqësueses së Austrisë për shkak të mosparaqitjes me Salzburgun në Bundesligën austriake.