27 korrik 2009

Fiorentina kërkon Ebouen

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Emmanuel Eboue. Viola spekulohej se kërkojnë Ebouen prej muajit të kaluar, kur reprezentuesi i Bregut të Fildishtë pranoi se mund të largohet nga Emirates Stadium. Ndërsa, Prandelli ka bërë të ditur se Fiorentina e dëshiron Ebouen, i cili mund të luajë edhe në mesfushë. “Eboue është futbollist shumë i rëndësishëm. Ai është shumë i mirë në rol ofanziv. Jemi duke vlerësuar objektivat, por Eboue sigurisht se posedon karakteristikat e nevojshme” tha Prandelli.