27 korrik 2009

Rosina transferohet në Zenit

Alessandro Rosina është larguar nga Torino, pas arritjes së marrëveshjes me klubin rus, Zenit St Petersburg me vlerë prej 6 milionë funtesh. Mesfushori kreativ ishte i pakënaqur pas rënies së klubit në Serie B dhe ka pranuar ofertën nga ish fituesit e Kupës UEFA. “Do të shkoj në një qytet të bukur dhe do të luaj në Evropë. Jam i lumtur” tha Rosina për të përditshmen italiane La Stampa. Torino do t’i përfitojë 6 milionë funte nga shitja e Rosinas, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Zenitin, me vlerë prej 1.5 milion funtesh në sezon.