Fiorentina blen 10 milionë Emanuel Eboue
Fiorentina dhe Emanuel Eboue janë pranë njëri-tjetrit. Sikurse mësohet, me Arsenalin është arritur një marrëveshje në bazë të 9-10 milionë eurove (kontrata e lojtarit skadonte më 2010-ën). Po ashtu gjërat janë në rregull edhe mes futbollistit dhe klubit violë. Për momentin mungon vetëm firma në kontratë. Në këtë mënyrë, drejtori sportiv Korvino bën edhe goditjen e madhe në merkato, duke sjellë në Firence lojtarin nga Bregu i Fildishtë, i cili është natyralizuar në belg (e pëlqente që në momentin që Melo mund të kalonte te "Gunners"-at).