25 korrik 2009

Gjysma e Premiership kërkon Poulsenin

Në Itali nuk ka qenë kurrë, të paktën që nga koha e pështymës së Françesko Totit në Europianin e 2004-ës. Sezoni i vetëm në Serinë A nuk i ka kënaqur as tifozët e Juventusit, por Kristian Poulsen duket se ka shumë admirues në Angli, nëse është e vërtetë, shkruante dje "Daily Mail". Për të ka filluar një gjueti mes katër klubesh. Në fakt, për danezin janë interesuar Fulham, Uest Hem, Totenhem e Portsmuth. Por ai që i frenon pretendentët për të marrë mesfushorin është çmimi i kartonit të tij prej 7 milionë eurosh.