16 korrik 2009

Del Piero-Juventus, përjetësisht

Alessandro del Piero pritet të nënshkruajë kontratë të përjetshme me Juventusin, kanë njoftuar të enjten mediat italiane.

Kapiteni i Bianconerëve ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të vazhduar qëndrimin deri më 2011.

Marrëveshja aktuale është paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni dhe klubi dëshiron t’i shmanget situatës së ngjashme me atë të Pavel Nedvedit, i cili u largua në fund të sezonit.

Edhe pse shifrat ende nuk janë konfirmuar, besohet se legjenda e Juventusit do të fitojë rreth 2.5 milionë funta në sezon.