City më i madh se Chelsea
Sulmuesi i Manchester City, Robinho ka thënë se përforcimi i ri i klubit, Carlos Tevez nuk do të pendohet që refuzoi Chelsean për transferim në Eastlands. “Ajo se qfarë mund ti them Carlosit është se edhe unë kam bërë zgjedhjen e njëjtë sezonin e kaluar. Nuk pendohem që kam zgjedhur Cityn. Ne jemi një familje e madhe dhe është një pikë tjetër që dua t’ia tregoj atij. Sigurisht se Chelsea është klub i madh por City është po ashtu dhe mund të jemi edhe më të fuqishëm se ata”, tha Robinho.