16 korrik 2009

Zola e do Mancinin

Menaxheri i West Ham Unied, Gianfranco Zola ka konfirmuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Interit, Amantino Mancini. Meqë mund të kalojnë dy muaj derisa Dean Ashton të rikuperohet nga lëndimi, Zola është i përqendruar në angazhimin e brazilianit nga Inter. “Mancini është njëri prej atyre futbollistëve i cili mund ta përmirësoj lojën në 30 metrat e fundit”, deklaroi Zola për mediat angleze.