Portieri bardhezi është shprehur entuziast për gjendjen e ekipit të tij dhe për sezonin e ardhshëmXhixhi Bufon ka një sekret: ai mund të jetë simpatik, por miqtë e tij janë më shumë se ai. Rrinë të gjithë në diell, sepse janë me pushime në një plazh për familje. Ku përfshihet edhe familja Bufon-Seredova. Argëtimi kryesor për pushuesit, loja e pokerit amerikan ‘Texas Holde’Em’, sepse është loja e kësaj vere edhe pse sponsori “Pokerstars” ka vendosur në tavolinën jeshile një çmim prej 20.000 eurosh për fituesin. Kjo shumë do t’i dhurohet fondacionit “Në Ndihmë të Fëmijëve”. Për të çuar përpara një program parandalues për braktisjen e fëmijëve, në qytetin e Rozarias në Argjentinë. Miqtë e Bufonit në tavolinën e pokerit janë Xhiorxhio Panarielo (aktor komik), Franko Neri (aktor komik) dhe Alesandro Nista. I fundit është përgatitësi i ri personal i një portieri që ka akoma dë dëshirë të fitojë. Eshtë i pranishëm edhe shoku Xhiorxhio Kielini, i cili është shumë i qartë dhe direkt në ato që thotë: “Unë shpresoj që Interi të shesë Ibrën, por nuk besoj se janë budallenj”. Bufon, ndër të tjera, nën hijen e çadrës së plazhit, ka qenë në shoqërinë e librit “Preferoj Championsin”, biografia e Karlo Ançelotit.
- Bufon, të fillojmë nga trajnerët. Ranieri?
- Ka bërë një punë shumë të mirë, e mendoj vërtet këtë.
- Më pas ka ardhur Ferrara.
- Çiro e ka filluar menjëherë në mënyrën e duhur.
- A mund të bëni një parashikim për kampionatin e ardhshëm?
- Palermo e Zengës, të cilin e vlerësoj shumë, do të mbërrijë e dyta. Të parën gjejeni ju.
- Sfida e zakonshme Juventus-Inter?
- Mua këto diskutime, në fillimin e korrikut, nuk më pëlqen t’i bëj, sepse nuk ka kuptim. Të përmirësosh një skuadër si Interi është e pamundur. Ne padyshim jemi rritur. Më mirë se kaq klubi nuk mund të bënte. Uroj që Diego të jetë edhe më i fortë se Kakà, që tani ka treguar shumë gjëra të mira. Melo është një mesfushor i fuqishëm, me personalitet. Atëherë, nëse jeni dakord, mund edhe të thoni se diferenca me Interin është zvogëluar ose edhe se nuk ekziston më. Por më pas duhet parë se çfarë do të ndodhë në fushë.
- Ndërsa ka nga ata që protestojnë kundër Kanavaros.
- Besoj se Fabio mund të luajë të paktën dy-tre kampionate në nivel shumë të lartë. Dhe në fund do të gjykohet vetëm për atë që do të dijë të japë në fushë.
- Kanavaro është larguar. Ju keni qëndruar edhe në Serinë B. Sepse e dinit se ky Juventus mund të rikthehet të fitojë sërish në kampionat…
- Kam qëndruar dhe kaq. Sigurisht, duam të fitojmë kampionatin sa më shpejt të jetë e mundur. E donim një gjë të tillë edhe sapo jemi rikthyer në Serinë A. Nëse luan me Juventusin vetëm në këtë mënyrë mund të mendosh.
- Po ju keni menduar ndonjëherë për t’u larguar?
- Unë jo, edhe pse në janar më ka kërkuar skuadra e Mançester Sitit. Por nuk arrij ta shikoj veten me një fanellë tjetër. Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën dhe të them se kam luajtur për 16 vite me Juventusin. Do të kishte një kuptim. Do të ishte me të vërtet një gjë e bukur.