16 korrik 2009

Bolt i dëshpëruar me Ronaldon

Transferimi rekord i Cristiano Ronaldos nga Manchester United në Real Madrid e ka lënë njeriun më të shpejtë në botë – tifoz të Djajve të Kuq, Usain Bolt të dëshpëruar. Por, sprinteri nga Xhamajka, i cili verën e kaluar në Pekin fitoi medalje të artë olimpike në garat në 100, 200 dhe 4x100 metra me kohë rekorde, ka insistuar se ka besim te menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson. “Jam paksa i dëshpëruar që Ronaldo u largua nga klubi sepse është futbollist i shkëlqyeshëm”, tha Bolt për Ronaldon pas transferimit të reprezentuesit portugez në Real për 94 milionë euro.“Më pëlqen ta shikoj duke luajtur sepse është shumë i shkathtë. Por, nuk brengosem. Manchester United ka ekip të mirë dhe mendoj se do të kemi sukses në sezonin e ardhshëm. Kemi ekip solid nga sezoni i kaluar, por kemi humbur dy futbollistë. Përderisa mesfusha të jetë e fuqishme, nuk brengosem. Sir Alex Ferguson është menaxher shumë i mirë, andaj mezi pres fillimin e sezonit të ri. Përpara Manchester United”, përfundoi Bolt.