Edhe një javë për Eto’on
Barcelona i ka dhënë edhe një javë pushim sulmuesit Samuel Eto’o. E përditshmja sportive katalane Sport ka njoftuar se trajneri Pep Guardiola nuk dëshiron që Eto’o të jetë i përfshirë në përgatitje për sezonin e ri përderisa nuk sqarohet e ardhmja e tij. Reprezentuesi kamerunas do të qëndrojë jashtë ekipit për së paku një javë tjetër. Drejtuesit e gjigantit katalan shpresojnë që brenda kësaj kohe t’i gjejnë futbollistit një klub të ri, pasi bisedimet me Manchester Cityn dështuan javën e kaluar.