16 korrik 2009

Boka ndalon Palasion drejt kuqebluve

Duket se ka probleme për marrëveshjen në Buenos Aires për sulmuesin e Boka Xhuniorsit, Rodrigo Palacio, i cili ndodhet afër Xhenoas. Sipas burimeve nga klubi argjentinas, shitja e lojtarit nuk është pranuar akoma për 5 milionë dollarë dhe presidenti i skuadrës argjentinase ka pohuar se pret të bëjë një “shitje të mirë”.
Po ashtu, burimet e ardhura nga Argjentina, përgënjeshtrojnë që Xhenoa po bisedon edhe për blerjen e mesfushorit të Bokës, Sebastian Batalia. Kuqeblutë donin ta përfshinin në bisedime edhe mesfushorin. Por Boka Xhnuiors ka parapëlqyer t’i mbajë të ndara dy tratativat, megjithëse në orët e ardhshme duhet të mbyllet edhe kjo çështje. Fabricio Preciozi, djali i Enrikos, ka gjetur marrëveshjen me lojtarin që do të marrë më pak se 900 mijë euro në sezon për 4 vjet.