16 korrik 2009

Adriano mund të shkojë në Milan

Kërkimi i Leonardos për një sulmues ka marrë kahja të papritur pasi menaxheri i Adrianos ka deklaruar se ish ylli i Interit “mund t’i bashkohet Milanit”. Bisedimet për Luis Fabianon dhe Klaas Jan Huntelaar kanë hasur në mosmarrëveshje dhe Rossonerët janë duke vlerësuar opsionet tjera. “Ka pasur fjalë për Milanin edhe gjatë kohës kur ai ishte në Inter, andaj ndoshta në të ardhmen ai mund t’u bashkohet atyre. Kontrata e tij nuk e pamundëson të kalojë në Milan”, deklaroi Gilmar Rinaldo. Adriano para gjashtë muajve u largua nga Inter dhe iu bashkua Flamengos.