04 korrik 2009

Trezeguet nderohet nga ofertat

David Trezeguet është i “nderuar” me interesimin nga Olympique Marseille dhe Olympique Lyon por synon të respektoj kontratën me Juventusin. Sulmuesi është në shitje pas kalimit të pjesës më të gjatë të sezonit të kaluar në bankinë për shkak të lëndimit dhe rikuperimit nga operacioni i gjurit.“Mund vetëm të jem i nderuar me interesimin nga klube prestigjioze si Marseille dhe Lyon por kam edhe dy vjet në kontratën time me Juventusin dhe synoj ta respektoj” deklaroi Trezeguet.