25 korrik 2009

Mandela befasohet nga “bebja” Robinho

Futbollistët e Manchester Cityt u takuan me Nelson Mandelan të enjten, ndërsa ish presidenti i Afrikës së Jugut u befasua nga pamja rinore e sulmuesit Robinho. Derisa menaxheri Mark Hughes i prezantoi atij futbollistët njërin pas tjetrit, Mandela u befasua kur i erdhi radha reprezentuesit brazilian.“Ti je një bebe ! Çka kërkon ti këtu?”- i tha ai 25 vjeçarit, derisa klubi nga Premierliga i bëri dhuratë Mandelas një fanellë me emrin e tij dhe numrin 91 për ditëlindjen e tij. “Mosha jote është moshë e shkëlqyeshme”, tha menaxheri Mark Hughes, pasi i dorëzoi Mandelas fanellën me numrin 91. Manchester City konsiderohet si aktualisht klubi më i pasur në botë dhe gjendet në Afrikën e Jugut për një turne përgatitor për sezonin e ri. Ata do të zhvillojnë ndeshje me gjigantët lokalë, Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates.