19 korrik 2009
Man Utd siguron shtëpitë e futbollistëve
Ekipe të sigurimit janë angazhuar nga Manchester Unitedi për të patrulluar shtëpitë e futbollistëve gjatë kohës kur ata janë në turne, ka bërë të ditur tabloidi anglez, The Sun, të shtunën.Ekspertët janë angazhuar pas plaçkitjeve në shtëpitë e disa prej yjeve të ekipit. Viktima e fundit ishte sulmuesi 17 vjeç, Federico Macheda.Dy persona të maskuar thyen shtëpinë e tij në Sale, Manchester, të dielën. Ata vodhën një orë me vlerë prej 20 mijë funtash si dhe stoli të çmuara nga ylli i ri italian dhe një shok i tij. Pesë muaj më parë, e fejuara e mesfushorit Darren Fletcher, Hayley Grice ishte “tmerruar”, kur disa banditë të armatosur hynë në shtëpinë e tyre në vlerë prej 1.5 milion funtash në Bowdon, Cheshire.Ai ishte tërhequr për flokë dhe u detyrua t’ua japë atyre unazën e fejesës dhe stoli të tjera të çmuara. Një burim i afërt me klubin ka njoftuar: “Klubi ka kuptuar se familjet e futbollistëve janë të rrezikuara kur ata janë në udhëtim, andaj ka angazhuar ekipe të sigurimit për shtëpitë e tyre. Futbollistët janë shumë të kënaqur”.