04 korrik 2009
Jimenez lavdëron Behramin
Mesfushori Luis Jimenez, i cili është huazuar te West Ham për sezonin e ri, ka thënë se mezi pres të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin Valon Behrami.Reprezentuesi kilian, i cili u huazua nga kampioni i Italisë Inter te klubi londinez, ishte bashkëlojtar me kosovarin kur të dy ishin pjesë e Lazios. “Kam luajtur me Valon Behramin. Ai ishte bashkëlojtar i imi. Valoni është një person i shkëlqyeshëm dhe e dija që si futbollist me të gjitha kualitetet e tij mund t’ia dalë mirë, kudo që shkon”, ka thënë Jimenez për ueb sajtin zyrtar të West Ham.Ai ka deklaruar se është i ngazëllyer që do të luajë sërish me Behramin.“Mezi pres të luaj me të edhe një herë dhe ta ndihmojmë West Hamin të arrijë suksese”, theksoi kiliani. Ndërsa Behrami është rikthyer në Zvicër javën e kaluar, pas pushimeve të verës. Ai ka vazhduar të ushtrojë fort për ta shëruar plotësisht lëndimin e ligamenteve të gjurit. Behrami shpreson t’i rikthehet futbollit në muajin shtator.