04 korrik 2009

De Rossi vlen mbi 40 milionë euro

Drejtori i Romës, Bruno Conti ka insistuar se klubi nuk planifikon ta shes mesfushorin Daniele De Rossi pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së reprezentuesit italian dhe largimit të tij gjatë këtij afati kalimtar të verës. “De Rossi nuk është në shitje. Ai do të jetë me ne më 20 korrik në përgatitje për sezonin e ri. De Rossi është futbollist i cili vlen më tepër se 40 milionë euro” deklaroi Conti. De Rossi spekulohej se kërkohej nga Real Madrid por edhe disa klube nga Premierliga.