04 korrik 2009

Bayern shpreson te Bosingwa

Bayern Munich është ende optimist se mund të transferoj Jose Bosingwan nga Chelsea. Gjiganti bavarez ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin e djathtë portugez dhe presidenti Karl-Heinz Rummenigge ende beson se mund të arrihet marrëveshjeve mes dy klubeve. “Jemi të bindur se Bosingwa do të përshtatej shumë mirë në Bayern. Nuk mendoj se çështja është mbyllur” deklaroi ai. Bosingwa kaloi vetëm një sezon në Stamford Bridge pas transferimit nga Porto për 16 milionë funta.