Mançester - David Trezege është “plani B” i Mançester Sitit nëse nuk arrin dot të sigurojë shërbimet e Emanuel Adebajorit nga skuadra e Arsenalit.Kalimi i Adebajorit në radhët e klubit të “pasanikëve arab” përflitet prej kohësh, madje u tha se ai kaloi me sukses edhe analizat mjekësore. Por, çështja duket se ka ngecur diku, dhe për këtë, qoftë Mançester Siti apo qoftë Arsenali, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.
Ndërkohë, “Tuttomercatoweb” bën të ditur se Siti do të kthehet nga francezi i Juventusit, David Trezege, i cili është përfolur gjatë për një largim nga “Zonja e Vjetër”.