19 korrik 2009

Çelsi, gati 23 milionë për Vuçiniçin

Pas largimit të mundësisë për të marrë Zllatan Ibrahimoviçin nga skuadra e Interit, klubi londinez i Çelsit, ka vënë në shënjestrën e tij sulmuesin malazias të Romës, Mirko Vuçiniç. Sipas shtypit anglez, Blutë kanë ofruar 23 milionë euro për lojtarin e verdhekuqve. Mirko nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të qëndruar tek klubi i kryeqytetit italian, por ai i tiji është një nga emrat e atyre që qarkullojnë në listën e lojtarëve që konsiderohen të shitshëm nga drejtuesit e klubit verdhekuq, që ka probleme ekonomike dhe për rrjedhojë nevojë të madhe për të mbushur arkat. Kështu, siç pritej, për shkak të interesimit të madh që klube të ndryshme kanë treguar për të, duket se do të jetë pikërisht sulmuesi malazias ai që do të sakrifikohet nga skuadra e Romës.