19 korrik 2009
Bekham vërshëllehet nga tifozët amerikanë
Rikthimi në kampionat i Devid Bekhamit me fanellën e Los Anxheles Galaksi ka rastisur me një fitore (3-1 kundër Nju Jork Red Bulls), por paraqitja e ish-lojtarit kuqezi ka qenë nën nivelin e pritur. Dukej sikur anglezi ka luajtur me qëllim aq keq në mënyrë që të përshpejtojë rikthimin e tij tek Milani. Mesfushori është dukur i ngathët dhe jashtë formës dhe sa herë që ka prekur topin është vërshëllyer nga i gjithë stadiumi. Në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në kampionatin amerikan (MLS), Bekham nuk ka qenë shumë i përqendruar dhe dukej sikur mendja e tij ishte në një vend tjetër. Publiku nuk e ka pëlqyer qëndrimin e tij, por mund të thuhet lehtësisht se tifozët e LA Galaksi do ta kishin vërshëllyer gjithsesi anglezin, duke parë se mesfushori nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u rikthyer të stërvitet në Milanelo. “Gjëja më e rëndësishme,- është justifikuar mesfushori -, ishte që të merrnim tri pikët, dhe ne e kemi bërë këtë”. Vërshëllimave nuk i ka kushtuar shumë rëndësi: “Ishte një gjë që pritej, - ka vazhduar ai -, ndonjë herë është më mirë të vërshëllehesh, veçanërisht kur luajmë siç kemi bërë ne në këtë ndeshje”.