01 korrik 2009

“Zonja”: Ksabi Alonso, lojtari që duhet

Këshilli administrativ i Juventusit ka vendosur: Ksabi Alonso është njeriu i duhur. Identikiti i mesfushorit spanjoll të Liverpulit është i përsosur për skuadrën e Ferrarës. Tani kushton 25 milionë euro dhe çështja mund të realizohet nëse në bisedime përfshihet danezi Poulsen. Çmimi është ngritur gjatë Kupës së Konfederatave dhe nuk do të jetë e lehtë të bjerë. Megjithatë bisedimet me “të kuqtë” e Benitezit kanë rifilluar prej katër ditësh. Juvja po ashtu duhet të fitojë edhe konkurrencën me Realin e Madridit, që është i gatshëm të paguajë më shumë se “Zonja” për spanjollin.