Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, ka njoftuar se ka refuzuar ofertat e Barcelonës, Milanit dhe Real Madridit që të qëndrojë me Djajtë e Kuq.
“Jam i kënaqur me skuadrën dhe ambiciet e klubit për sezonin e ardhshëm”. “Kam pasur oferta nga Milani, Barcelona dhe Real Madridi, dhe unë isha shumë i sinqertë- ia tregova të gjitha këto oferta trajnerit tim Sir Alex dhe ai reagoi shumë shpejtë”, është shprehur serbi. Pas këtyre ofertave, Ferguson vendosi t’ia rritte pagën Vidicit, nga 20.000 funte në 70.000 funte në javë.