01 korrik 2009

United transferon Valencian

Manchester Unitedi ka siguruar shërbimet e 23- vjeçarit Antonio Valencia nga Wigan Athletic.
Valenca ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Djajtë e Kuq, ndërsa çmimi i këtij transferimi nuk është bërë i njohur. “Antonio është një lojtar të cilin e kemi admiruar qe një kohë të gjatë. Jam i sigurt se shpejtësia dhe teknika e tij do t’i kontribuojnë shumë skuadrës tonë”, është shprehur trajneri i United, Sir Alex Ferguson.