21 korrik 2009
Tifozët e LA Galaxy kundër Beckhamit
David Beckham ishte vërshëllyer gjatë ndeshjes së tij të parë në shtëpi për Los Angeles Galaxy, pas rikthimit nga periudha e huazimit në Milan. Mesfushori anglez ka munguar në pjesën e parë të sezonit në Major League Soccer, pas vazhdimit të qëndrimit në klubin italian. Për ironi, Galaxy u takua me Milanin në një miqësore dhe Beckham u konfrontua me një sektor të tifozëve pas përfundimit të pjesës së parë.“Shumica e tifozëve kanë qenë të mirë. Ishin vetëm një ose dy të cilët bënë diçka që nuk e kam pritur. Është normale të arrij deri në një pikë të caktuar, por nuk duhet tejkaluar atë”, tha Beckham pas ndeshjes. Vërshëllimat ishin më të fuqishme derisa futbollistët u paraqitën në fushë para fillimit të takimit dhe mesfushori anglez u kontestua pas çdo kontakti me topin nga një sektor i tifozëve.Disa tifozë shfaqën pakënaqësinë e tij duke shfaqur transparente pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Beckham u desh të përcillet nga personat e sigurimit pasi iu afrua sektorit ku qëndronin grupi i tifozëve, të cilët ishin kundër tij. Një prej tyre zbriti poshtë dhe u desh të ndalet nga sigurimi.