04 korrik 2009

Terry nuk është në shitje

Chelsea ka refuzuar një ofertë të re nga Manchester City për kapitenin e ekipit John Terry. City kishte kërkuar 28 vjeçarin edhe në fund të vitit 2008. “Është bërë e qartë, për herë të dytë, se nuk do të hyjmë në bisedime rreth kësaj çështjeje. Dëshirojmë të theksojmë dhe nuk do ta përsërisim prapë se Terry nuk është në shitje”, thuhej në një komunikatë të Chelseas. Terry ka kontratë me Chelsean deri më 2012.