Juventusi është kandidat serioz për titullin kampion në Serinë A, pasi diferencat e bardhezinjve me Interin janë minimale. Ky është mendimi i Mishel Platinisë, presidentit të UEFA-s, që mendon se strategjitë e përdorura nga klubi italian janë një shembull i shkëlqyer për të tjerët. "Skuadra diti të kthehet shpejt në elitë dhe është një shembull i ‘fair-play‘-t financiar. Me blerjet e reja, ata rivendosën ekuilibrin në kampionatin italian", tha Platini.