20 korrik 2009
Pastore: Mikoli, një kampion i vërtetë
Në mesditën e së shtunës për Havier Pastoren ka ardhur edhe seanca e parë stërvitore si një lojtar i Palermos. Lojtari argjentinas, që është edhe blerja e re e klubit siçilian, i prezantuar zyrtarisht para gazetarëve në Sant Veit në Austri, ka rënë në sy për cilësitë e tij që në ndeshjen e parë stërvitore: “Të luaja me shokët e mi të rinj të skuadrës ka qenë një ndjesi padyshim pozitive edhe pse bëja pjesë në të njëjtin ekip me një kampion si Mikoli. Fakti që do ta kem në krah mund të jetë një faktor përcaktues për aventurën dhe përmirësimin tim tek Palermo”, ka përfunduar Pastore.