03 korrik 2009

Napoli e përcjell Xhemajlin

Napoli është mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, derisa synon të ndërtojë ekip të aftë të luftojë për kualifikim në kupat evropiane. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Napoli ka veçuar mesfushorin e Torinos, Blerim Xhemajli si përforcimin e tyre të ardhshëm. Klubi tashmë ka blerë sulmuesin Fabio Quagliarella dhe mesfushorin Luca Cigarini, ndërsa janë në bisedime për transferimin e Morgan de Sanctis, Hugo Campagnarop, Juan Zuniga dhe Julio Ricardo Cruz. Ndërsa drejtuesit e Napolit besojnë se Xhemajli është futbollisti i nevojshëm për mesfushën e ekipit. Pas një sezoni të kaluar si huazim në Bolton, mesfushori shqiptar u transferuar në Torino gjatë verës së vitit të kaluar dhe ishte njëri prej futbollistëve kryesorë të ekipit.Megjithatë, Torino nuk shpëtoi statusin në elitën e futbollit italian dhe Napoli është i gatshëm të transferojë Xhemajlin, nëse klubi i tij ka vështirësi ta mbajë reprezentuesin zviceran në Serie B. Napoli synon të shtojë fuqi dhe vendosmëri në mesfushën e vet, që i mungoi në pjesën përfundimtare të sezonit të kaluar.