22 korrik 2009

Monaco, pas Van Nistelrooyt

Ruud van Nistelrooy mund ta vazhdojë karrierën e tij në Francë. Sipas mediave spanjolle, në fakt sulmuesi holandez i Real Madrid e ka marrë një ofertë nga klubi francez Monaco, për nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon. Van Nistelrooy kishte pësuar një lëndim serioz në fillim të sezonit të kaluar dhe nuk kishte mundur ta ndihmonte klubin spanjoll gjatë tërë sezonit. Veterani holandez mund t’i rikthehet fushës së blertë gjatë kësaj vere.