17 korrik 2009

Melo merr numrin 4, jo 88-ën që donte

Po, besoj se do të kërkoj pikërisht fanellën numër 88″. Kështu fliste Felipe Melo de Karvajo pas mbërritjes së tij në Torino disa ditë më parë për të bërë vizitat mjekësore dhe pastaj për të nënshkruar kontratën, që do ta lidhë me Juven për pesë vjet. Zgjedhje e natyrshme, duke parë se bëhet fjalë për numrin e mbajtur mbi shpinë nga braziliani në sezonin e shkuar me fanellën e Fiorentinës dhe meqë Markizio do të marrë 8-ën. Por nga klubi bardhezi, kanë urdhëruar që dëshira e brazilianit të mos realizohet, duke qenë dhe kategorikë: “Melo do të marrë 4-ën, e lënë e lirë nga Melberg”. Një ndryshim i papritur i udhëzuar nga klubi bardhezi me disa prapaskena: “Te Juvja thonë që 88-a dukej një numër prej futbolli amerikan. Një numër, që i kërkuar nga Bufoni te Parma, shkaktoi një sërë polemikash, për një referim të mundshëm nazist. Më mirë të lihet pra. Prapaskenat tregojnë sërish që vendimi qenka marrë nga drejtori sportiv, Seko. Një njeri i rritur te Juvja. Që kur president ishte Boniperti…”