01 korrik 2009

Liverpool, pas Trezeguet

E ardhmja e David Trezeguet nuk është vendosur ende. Sulmuesi i Juventus kërkohet nga disa skuadra evropiane. Atletico Madrid, Real Madrid e Lyon janë vetëm disa nga to. Por, në orët e fundit duket se në garë për futbollistin 31 vjeç është futur edhe klubi anglez Liverpool. Cilido klub që dëshiron ta blejë sulmuesin e spikatur francez, e di shumën e tij të cilën skuadra Bianconere e vlerëson 10 milionë euro. Trezeguet e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme sezonin e fundit, kur u detyrua të bënte edhe intervenim kirurgjik në të dy gjunjët.