03 korrik 2009

Koboli: Për 10-të ditë një blerje e madhe

Kemi për të bërë edhe një tjetër blerje të madhe”. Xhiovani Koboli Xhilji nuk shet ëndrra, por siguri. Dhe konfirmon faktin që këshilli administrativ ka votuar për një tjetër përforcim cilësor pas atij të Diegos: “Një “regjizor”, - saktëson presidenti bardhezi. Ndoshta nuk do të jetë Ksabi Alonso, ndoshta do të jetë D’Agostino, për të cilin “distanca është rreth 5 milionë euro, por në bashkëpronësi që ne duam ta mbajmë”. Ë mes gjithçkaje është një spektër emrash, pak a shumë sekret. “Sidoqoftë, - siguron Koboli, - Juvja do të bëjë një blerje të madhe, madje shpejt, brenda dhjetë ditësh”.