04 korrik 2009
Ferrari në Stamboll me gjithë gruan!
Goditje surprizë, prapakthehu, Aida Xhespika dhe shumë para. Ndodhi gjithçka dje në Milano në bisedimet, që në mbrëmje vonë, e çuan Mateo Ferrarin te Beshiktashi. Operacion që u finalizua falë punës së menaxherëve të Mateos, Roxhi dhe Xhulio Dini, të cilët prej disa javësh kishin kontakte me klubin turk. Dje presidenti Ylldirim Demirören ishte në Milano: gjithçka dukej e bërë, pastaj pasdite, ish-mbrojtësi i Romës e Xhenoas thotë “jo”, sepse Xhespika në Stamboll nuk donte të shkonte me djalin Aron. Vetëm rreth orës 22:00 çështja zhbllokohet: 5 milionë për Xhenoan, kontratë 4-vjeçare për Ferrarin me 2.5 milionë euro në sezon. Me premtimin që Aida do të punojë në televizion.