Fabiano Santakroçe thërret bardhezinjtë
Juventusi ka tradhtuar pistën e Fabio Grosos për krahun e majtë të mbrojtjes dhe tani është hedhur në sulm për qendërmbrojtësin e Napolit, Fabiano Santakroçe. 22-vjeçari mbërriti me shumë bujë në “San Paolo”, por sezoni i kaluar për të ishte një dështim total. Nga ana tjetër, mendohet se në paraqitjet e lojtarit kanë ndikuar edhe mosmarrëveshjet e shumta mes tij dhe trajnerit Roberto Donadonit. Por trajneri Çiro Ferrara e vlerëson shumë Santakroçen dhe ka udhëzuar Sekon dhe Blankun të hidhen në sulm të futbollistit. Nga ana tjetër, edhe menaxheri i mbrojtësit, Antonio Del’Aljo, konfirmon se ekzistojnë bazat e një transferimi të Santakroçes te Juventusi: “Padyshim që një ftesë e bardhezinjve nuk do të refuzohej nga ne, por për momentin jemi në pritje”